{
    "translation": "Albanian Bible",
    "abbreviation": "alb",
    "lang": "sq",
    "language": "Albanian",
    "direction": "LTR",
    "encoding": "UTF-8",
    "book_nr": 7,
    "book_name": "Judges",
    "chapter": 1,
    "name": "Judges 1",
    "verses": [
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 1,
            "name": "Judges 1:1",
            "text": "Mbas vdekjes s\u00eb Jozueut, bijt\u00eb e Izraelit konsultuan Zotin, duke th\u00ebn\u00eb: \"Kush prej nesh ka p\u00ebr t\u00eb vajtur i pari t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr Kananejve?\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 2,
            "name": "Judges 1:2",
            "text": "Zoti u p\u00ebrgjegj: \"Do t\u00eb shkoj\u00eb Juda; ja, vendin ia kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e tij\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 3,
            "name": "Judges 1:3",
            "text": "At\u00ebher\u00eb Juda i tha Simeonit, v\u00ebllait t\u00eb tij: \"Eja me mua n\u00eb vendin q\u00eb m\u00eb ra me short dhe do t\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr Kananejve; pastaj edhe un\u00eb do t\u00eb vij n\u00eb vendin q\u00eb t\u00eb ra ty me short\". Dhe Simeoni u nis me t\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 4,
            "name": "Judges 1:4",
            "text": "Juda, shkoi, pra, dhe Zoti u la n\u00eb dor\u00eb Kananejt\u00eb dhe Perezejt\u00eb; dhe n\u00eb Bezek vran\u00eb dhjet\u00eb mij\u00eb burra. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 5,
            "name": "Judges 1:5",
            "text": "Dhe n\u00eb Bezek gjet\u00ebn Adoni-Bezekun dhe e sulmuan; mund\u00ebn Kananejt\u00eb dhe Perezejt\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 6,
            "name": "Judges 1:6",
            "text": "Adoni-Bezeku ia mbathi, por ata e ndoq\u00ebn e zun\u00eb dhe i pren\u00eb gisht\u00ebrinjt\u00eb e m\u00ebdhenj t\u00eb duarve dhe t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 7,
            "name": "Judges 1:7",
            "text": "At\u00ebher\u00eb Adoni-Bezeku tha: \"Shtat\u00ebdhjet\u00eb mbret\u00ebr me gisht\u00ebrinjt\u00eb e m\u00ebdhenj t\u00eb duarve dhe t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb prer\u00eb mblidhnin ato q\u00eb mbeteshin n\u00eb tryez\u00ebn time. Per\u00ebndia m\u00eb ktheu at\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb\". E \u00e7uan pastaj n\u00eb Jeruzalem ku vdiq. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 8,
            "name": "Judges 1:8",
            "text": "Bijt\u00eb e Jud\u00ebs sulmuan Jeruzalemin dhe e mor\u00ebn; i vran\u00eb me shpat\u00eb banor\u00ebt e tij dhe i vun\u00eb flak\u00ebn qytetit. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 9,
            "name": "Judges 1:9",
            "text": "Pastaj bijt\u00eb e Jud\u00ebs zbrit\u00ebn t\u00eb luftojn\u00eb Kananejt\u00eb, q\u00eb banonin n\u00eb krahin\u00ebn malore, n\u00eb Negev dhe n\u00eb ult\u00ebsir\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 10,
            "name": "Judges 1:10",
            "text": "Juda marshoi pastaj kund\u00ebr Kananjve q\u00eb banonin n\u00eb Hebron (emri i t\u00eb cilit m\u00eb par\u00eb ishte Kirjath-Arba) dhe mundi Seshain, Ahimanin dhe Talmain. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 11,
            "name": "Judges 1:11",
            "text": "Q\u00eb k\u00ebtej marshoi kund\u00ebr banor\u00ebve t\u00eb Debirit (q\u00eb m\u00eb par\u00eb quhej Kirjath-Sefer). "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 12,
            "name": "Judges 1:12",
            "text": "At\u00ebher\u00eb Kalebi tha: \"Atij q\u00eb do t\u00eb sulmoj\u00eb Kiriath-Seferin dhe do ta shtjer\u00eb n\u00eb dor\u00eb, un\u00eb do t'i jap p\u00ebr grua bij\u00ebn time Aksah\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 13,
            "name": "Judges 1:13",
            "text": "E pushtoi Othnieli, bir i Kenazit, v\u00ebllai i vog\u00ebl i Kalebit, dhe ky i dha p\u00ebr grua bij\u00ebn e tij Aksah. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 14,
            "name": "Judges 1:14",
            "text": "Kur ajo erdhi t\u00eb banoj\u00eb me t\u00eb, e bindi t'i k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb atit t\u00eb saj nj\u00eb fush\u00eb. Sapo ajo zbriti nga gomari, Kalebi e pyeti: \"\u00c7far\u00eb k\u00ebrkon?\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 15,
            "name": "Judges 1:15",
            "text": "Ajo u p\u00ebrgjegj: \"M\u00eb b\u00ebj nj\u00eb dhurat\u00eb, me qen\u00eb se ti m\u00eb dhe toka n\u00eb Negev, m\u00eb jep edhe disa burime ujore\". At\u00ebher\u00eb ai i dhuroi burimet e sip\u00ebrme dhe ato t\u00eb poshtme. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 16,
            "name": "Judges 1:16",
            "text": "At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Keneos, vjehrrit t\u00eb Moisiut, shkuan nga qyteti i palmave bashk\u00eb me bijt\u00eb e Jud\u00ebs n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Jud\u00ebs, q\u00eb ndodhet n\u00eb Negev, af\u00ebr Aradit; shkuan dhe u vendos\u00ebn midis popullit. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 17,
            "name": "Judges 1:17",
            "text": "Pastaj Juda u nis bashk\u00eb me v\u00ebllan\u00eb e tij Simeon dhe mundi Kananejt\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb Tsefath dhe vendos\u00ebn shfarosjen e tyre; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye qyteti u quajt Hormah. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 18,
            "name": "Judges 1:18",
            "text": "Juda mori edhe Gaz\u00ebn me territorin e saj, Askalonin me territorin e tij dhe Ekronin me territorin e tij. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 19,
            "name": "Judges 1:19",
            "text": "K\u00ebshtu Zoti mbajti an\u00ebn e Jud\u00ebs, q\u00eb d\u00ebboi banor\u00ebt e krahin\u00ebs malore, por nuk mundi t\u00eb d\u00ebboj\u00eb banor\u00ebt e fush\u00ebs, sepse kishin qerre t\u00eb hekurta. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 20,
            "name": "Judges 1:20",
            "text": "Pastaj i dhan\u00eb Hebronin Kalebit, ashtu si kishte th\u00ebn\u00eb Moisiu; dhe ai i d\u00ebboi tre bijt\u00eb e Anakut. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 21,
            "name": "Judges 1:21",
            "text": "Bijt\u00eb e Beniaminit nuk arrit\u00ebn t'i d\u00ebbojn\u00eb Jebusejt\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb Jeruzalem; k\u00ebshtu Jebusejt\u00eb kan\u00eb banuar bashk\u00eb me bijt\u00eb e Beniaminit n\u00eb Jeruzalem deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 22,
            "name": "Judges 1:22",
            "text": "Edhe sht\u00ebpia e Jozefit u ngrit gjithashtu kund\u00ebr Bethelit, dhe Zoti qe me ta. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 23,
            "name": "Judges 1:23",
            "text": "Sht\u00ebpia e Jozefit d\u00ebrgoi njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar n\u00eb Bethel (qytet q\u00eb m\u00eb par\u00eb qyhej Luc). "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 24,
            "name": "Judges 1:24",
            "text": "Zbuluesit pan\u00eb nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb dilte nga qyteti dhe i than\u00eb: \"Tregona rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qytet dhe ne do t\u00eb tregohemi t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm me ty\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 25,
            "name": "Judges 1:25",
            "text": "Ai u tregoi rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qytet, dhe ata i vran\u00eb me shpat\u00eb banor\u00ebt e qytetit, por e lan\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb at\u00eb burr\u00eb me gjith\u00eb familjen e tij. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 26,
            "name": "Judges 1:26",
            "text": "Ai shkoi n\u00eb vendin e Hitejve dhe nd\u00ebrtoi aty nj\u00eb qytet q\u00eb e quajti Luc, em\u00ebr q\u00eb mban edhe sot e k\u00ebsaj dite. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 27,
            "name": "Judges 1:27",
            "text": "Manasi p\u00ebrkundrazi nuk i d\u00ebboi banor\u00ebt e Beth-Sheanit dhe t\u00eb fshatrave t\u00eb tij kufitar\u00eb, as banor\u00ebt e Tanaakut dhe t\u00eb fshatrave t\u00eb tij kufitar\u00eb, as banor\u00ebt e Dorit dhe t\u00eb fshatrave t\u00eb tij kufitar\u00eb, as banor\u00ebt e Ibleamit dhe t\u00eb fshatrave t\u00eb tij kufitar\u00eb, as banor\u00ebt e Megidos dhe t\u00eb fshatrave t\u00eb tij kufitar\u00eb, sepse Kananejt\u00eb ishin t\u00eb vendosur t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb at\u00eb vend. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 28,
            "name": "Judges 1:28",
            "text": "M\u00eb von\u00eb, kur Izraeli u b\u00eb i fort\u00eb, i n\u00ebnshtroi Kananejt\u00eb dhe i b\u00ebri skllev\u00ebr, por nuk i d\u00ebboji krejt. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 29,
            "name": "Judges 1:29",
            "text": "As Efraimi nuk i d\u00ebboi Kananejt\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb Gezer; k\u00ebshtu Kananejt\u00eb banuan n\u00eb Gezer n\u00eb mes t\u00eb tyre. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 30,
            "name": "Judges 1:30",
            "text": "As Zabuloni nuk i d\u00ebboi banor\u00ebt e Kitronit dhe ata t\u00eb Nahalolit; k\u00ebshtu Kananejt\u00eb banuan n\u00eb mes t\u00eb tyre, por iu n\u00ebnshtruan skllav\u00ebris\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 31,
            "name": "Judges 1:31",
            "text": "As Asheri nuk i d\u00ebboi banor\u00ebt e Akosit, as banor\u00ebt t\u00eb Sidonit, as ata t\u00eb Ahlabit, t\u00eb Akzibit, t\u00eb Helbahut, t\u00eb Afikut dhe t\u00eb Rehobit; "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 32,
            "name": "Judges 1:32",
            "text": "k\u00ebshtu bijt\u00eb e Asherit u vendos\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb Kananejve q\u00eb banonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, sepse nuk i d\u00ebbuan. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 33,
            "name": "Judges 1:33",
            "text": "As Neftsali nuk i d\u00ebboi banor\u00ebt e Beth-Shemeshit dhe ata t\u00eb Beth-Anathit, dhe u vendos n\u00eb mes t\u00eb Kananejve q\u00eb banonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend; por banor\u00ebt e Beth-Shemeshit dhe t\u00eb Beth-Anathit iu n\u00ebnshtruan skllav\u00ebris\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 34,
            "name": "Judges 1:34",
            "text": "Amorejt\u00eb i detyruan bijt\u00eb e Danit t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb krahin\u00ebn malore dhe nuk i lan\u00eb t\u00eb zbresin n\u00eb lugin\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 35,
            "name": "Judges 1:35",
            "text": "Amorejt\u00eb ishin t\u00eb vendosur t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb malin Heres, n\u00eb Ajalon dhe n\u00eb Shaal-Bim; por kur dora e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jozefit u fuqizua, ata iu n\u00ebnshtruan skllav\u00ebris\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 36,
            "name": "Judges 1:36",
            "text": "Kufiri i Amorejve shtrihej nga e p\u00ebrpjeta e Akrabimit, nga Sela e lart.  "
        }
    ]
}