{
    "translation": "Albanian Bible",
    "abbreviation": "alb",
    "lang": "sq",
    "language": "Albanian",
    "direction": "LTR",
    "encoding": "UTF-8",
    "book_nr": 42,
    "book_name": "Luke",
    "chapter": 20,
    "name": "Luke 20",
    "verses": [
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 1,
            "name": "Luke 20:1",
            "text": "Dhe n\u00eb nj\u00eb nga ato dit\u00eb ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa ai po m\u00ebsonte popullin n\u00eb tempull dhe predikonte ungjillin, erdh\u00ebn krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve dhe skrib\u00ebt bashk\u00eb me pleqt\u00eb, "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 2,
            "name": "Luke 20:2",
            "text": "dhe i than\u00eb: ''Na trego me \u00e7'autoritet i b\u00ebn k\u00ebto gj\u00ebra; ose kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ta dha ty k\u00ebt\u00eb pushtet?''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 3,
            "name": "Luke 20:3",
            "text": "Dhe ai duke u p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''Edhe un\u00eb do t'ju pyes nj\u00eb gj\u00eb dhe ju m'u p\u00ebrgjigjni: "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 4,
            "name": "Luke 20:4",
            "text": "Pag\u00ebzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njer\u00ebzit?''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 5,
            "name": "Luke 20:5",
            "text": "Dhe ata arsyetonin n\u00eb mes tyre duke th\u00ebn\u00eb: ''Po t\u00eb themi prej qiellit, ai do t\u00eb na thot\u00eb: \"At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse nuk i besuat?\". "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 6,
            "name": "Luke 20:6",
            "text": "Kurse po t'i themi prej njer\u00ebzve, gjith\u00eb populli do t\u00eb na vras\u00eb me gur\u00eb, sepse ai \u00ebsht\u00eb i bindur se Gjoni ishte nj\u00eb profet''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 7,
            "name": "Luke 20:7",
            "text": "Prandaj u p\u00ebrgjigjen se nuk dinin nga vinte. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 8,
            "name": "Luke 20:8",
            "text": "At\u00ebher\u00eb Jezusi u tha atyre: ''As un\u00eb nuk po ju them me \u00e7'pushtet i b\u00ebj k\u00ebto gj\u00ebra''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 9,
            "name": "Luke 20:9",
            "text": "Pastaj filloi t'i tregoj\u00eb popullit k\u00ebt\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb: ''Nj\u00eb njeri mbolli nj\u00eb vresht, ua besoi disa vreshtar\u00ebve dhe iku larg p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 10,
            "name": "Luke 20:10",
            "text": "N\u00eb koh\u00ebn e t\u00eb vjelave, d\u00ebrgoi nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor tek ata vreshtar\u00eb q\u00eb t'i jepnin pjes\u00ebn e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtar\u00ebt e rrah\u00ebn at\u00eb dhe e kthyen duarbosh. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 11,
            "name": "Luke 20:11",
            "text": "Ai d\u00ebrgoi p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor tjet\u00ebr; por ata, pasi e rrah\u00ebn dhe e shan\u00eb edhe at\u00eb, e kthyen duarbosh. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 12,
            "name": "Luke 20:12",
            "text": "Ai d\u00ebrgoi edhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb, por ata e plagos\u00ebn edhe at\u00eb dhe e p\u00ebrzun\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 13,
            "name": "Luke 20:13",
            "text": "At\u00ebher\u00eb i zoti i vreshtit tha: \"\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj? Do t\u00eb d\u00ebrgoj djalin tim t\u00eb dashur. Ndoshta, duke e par\u00eb at\u00eb, do ta respektojn\u00eb!\". "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 14,
            "name": "Luke 20:14",
            "text": "Por vreshtar\u00ebt, kur e pan\u00eb, than\u00eb midis tyre: \"Ky \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtari; ejani e ta vrasim q\u00eb trash\u00ebgimia t\u00eb na mbetet neve\". "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 15,
            "name": "Luke 20:15",
            "text": "K\u00ebshtu e nxor\u00ebn jasht\u00eb vreshtit dhe e vran\u00eb. \u00c7'do t'u b\u00ebj\u00eb, pra, k\u00ebtyre, i zoti i vreshtit? "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 16,
            "name": "Luke 20:16",
            "text": "Ai do t\u00eb vij\u00eb, do t'i vras\u00eb ata vreshtar\u00eb dhe do t'ua jap\u00eb vreshtin t\u00eb tjer\u00ebve''. Por ata, kur e d\u00ebgjuan k\u00ebt\u00eb, than\u00eb: ''K\u00ebshtu mos qoft\u00eb''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 17,
            "name": "Luke 20:17",
            "text": "At\u00ebher\u00eb Jezusi, duke i shikuar n\u00eb fytyr\u00eb, tha: ''\u00c7'\u00ebsht\u00eb, pra, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar: \"Guri q\u00eb nd\u00ebrtuesit e kan\u00eb hedhur posht\u00eb u b\u00eb guri i qoshes\"? "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 18,
            "name": "Luke 20:18",
            "text": "Kushdo q\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb gur do t\u00eb b\u00ebhet cop\u00eb-cop\u00eb, dhe ai mbi t\u00eb cilin do t\u00eb bjer\u00eb guri, do t\u00eb d\u00ebrrmohet''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 19,
            "name": "Luke 20:19",
            "text": "N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve dhe skrib\u00ebt k\u00ebrkuan t\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb n\u00eb t\u00eb, sepse e mor\u00ebn vesh se ai e kishte treguar at\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb p\u00ebr ata, por kishin frik\u00eb nga populli. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 20,
            "name": "Luke 20:20",
            "text": "Ata e p\u00ebrgjonin me kujdes dhe i d\u00ebrguan disa spiun\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, duke u paraqitur si njer\u00ebz t\u00eb drejt\u00eb, ta zinin n\u00eb gabim n\u00eb ndonj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb dhe pastaj t'ia dor\u00ebzonin pushtetit dhe autoritetit t\u00eb guvernatorit. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 21,
            "name": "Luke 20:21",
            "text": "K\u00ebta e pyet\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: ''M\u00ebsues ne e dim\u00eb se ti flet dhe m\u00ebson drejt dhe q\u00eb nuk je aspak i ansh\u00ebm, por m\u00ebson rrug\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 22,
            "name": "Luke 20:22",
            "text": "A \u00ebsht\u00eb e lejueshme p\u00ebr ne t'i paguajm\u00eb taks\u00eb Cezarit apo jo?''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 23,
            "name": "Luke 20:23",
            "text": "Por ai, duke e kuptuar lig\u00ebsin\u00eb e tyre, u tha atyre: ''P\u00ebrse m\u00eb provokoni? "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 24,
            "name": "Luke 20:24",
            "text": "M\u00eb tregoni nj\u00eb denar: e kujt \u00ebsht\u00eb fytyra dhe mbishkrimi q\u00eb ka?''. Dhe ata, duke p\u00ebrgjigjur, than\u00eb: ''E Cezarit''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 25,
            "name": "Luke 20:25",
            "text": "At\u00ebher\u00eb ai u tha atyre: ''I jepni, pra, Cezarit at\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket Cezarit, dhe Per\u00ebndis\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 26,
            "name": "Luke 20:26",
            "text": "Dhe nuk mund\u00ebn ta z\u00ebn\u00eb n\u00eb gabim n\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e tij p\u00ebrpara popullit dhe, t\u00eb habitur nga p\u00ebrgjigjja e tij, hesht\u00ebn. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 27,
            "name": "Luke 20:27",
            "text": "Pastaj iu afruan disa saducej, t\u00eb cil\u00ebt mohojn\u00eb se ka ringjallje, dhe e pyet\u00ebn, "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 28,
            "name": "Luke 20:28",
            "text": "duke th\u00ebn\u00eb: ''M\u00ebsues, Moisiu na la t\u00eb shkruar q\u00eb, n\u00ebse v\u00ebllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb, i v\u00ebllai ta marr\u00eb gruan e tij dhe t'i ngjall\u00eb pasardh\u00ebs v\u00ebllait t\u00eb vet. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 29,
            "name": "Luke 20:29",
            "text": "Tashti, ishin shtat\u00eb v\u00ebllez\u00ebr; i pari u martua dhe vdiq pa l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 30,
            "name": "Luke 20:30",
            "text": "I dyti e mori p\u00ebr grua dhe vdiq edhe ai pa l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 31,
            "name": "Luke 20:31",
            "text": "E mori pastaj i treti; dhe k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb shtat\u00eb vdiq\u00ebn pa l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 32,
            "name": "Luke 20:32",
            "text": "Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 33,
            "name": "Luke 20:33",
            "text": "At\u00ebher\u00eb, n\u00eb ringjallje, e kujt do t\u00eb jet\u00eb grua? Sepse q\u00eb t\u00eb shtat\u00eb e pat\u00ebn grua''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 34,
            "name": "Luke 20:34",
            "text": "Dhe Jezusi, duke u p\u00ebrgjigjur, tha atyre: ''Bijt\u00eb e k\u00ebsaj bote martohen dhe martojn\u00eb; "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 35,
            "name": "Luke 20:35",
            "text": "por ata q\u00eb do t\u00eb gjenden t\u00eb denj\u00eb t\u00eb ken\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr dhe n\u00eb ringjalljen e t\u00eb vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojn\u00eb; "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 36,
            "name": "Luke 20:36",
            "text": "ata as nuk mund t\u00eb vdesin m\u00eb, sepse jan\u00eb si engj\u00ebjt dhe jan\u00eb bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, duke qen\u00eb bij t\u00eb ringjalljes. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 37,
            "name": "Luke 20:37",
            "text": "Dhe se t\u00eb vdekurit do t\u00eb ringjallen, e ka deklaruar vet\u00eb Moisiu n\u00eb pjes\u00ebn e ferrishtes, kur e quan Zot, Per\u00ebndin\u00eb e Abrahamit, Per\u00ebndin\u00eb e Isakut dhe Per\u00ebndin\u00eb e Jakobit. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 38,
            "name": "Luke 20:38",
            "text": "Ai nuk \u00ebsht\u00eb per\u00ebndi i t\u00eb vdekurve, por i t\u00eb gjall\u00ebve, sepse t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 39,
            "name": "Luke 20:39",
            "text": "At\u00ebher\u00eb disa skrib\u00eb mor\u00ebn fjal\u00ebn dhe than\u00eb: ''M\u00ebsues, mir\u00eb fole''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 40,
            "name": "Luke 20:40",
            "text": "Dhe nuk guxuan m\u00eb t'i b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb pyetje. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 41,
            "name": "Luke 20:41",
            "text": "Dhe ai i tha atyre: ''Vall\u00eb, si thon\u00eb se Krishti \u00ebsht\u00eb Bir i Davidit? "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 42,
            "name": "Luke 20:42",
            "text": "Vet\u00eb Davidi, n\u00eb librin e Psalmeve, thot\u00eb: \"Zoti i tha Zotit tim: Ulu n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn time, "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 43,
            "name": "Luke 20:43",
            "text": "derisa un\u00eb t'i v\u00eb armiqt\u00eb e tu si stol t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tua\". "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 44,
            "name": "Luke 20:44",
            "text": "Davidi, pra, e quan Zot; si mund t\u00eb jet\u00eb bir i tij?''. "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 45,
            "name": "Luke 20:45",
            "text": "Dhe, nd\u00ebrsa gjith\u00eb populli po e d\u00ebgjonte, ai u tha dishepujve t\u00eb vet: "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 46,
            "name": "Luke 20:46",
            "text": "''Ruhuni nga skrib\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebtisin me k\u00ebnaq\u00ebsi me rroba t\u00eb gjata, duan t'i p\u00ebrsh\u00ebndesin n\u00ebp\u00ebr sheshe, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vendet e para n\u00eb sinagoga dhe n\u00eb kryet e vendit n\u00ebp\u00ebr gosti; "
        },
        {
            "chapter": 20,
            "verse": 47,
            "name": "Luke 20:47",
            "text": "ata gllab\u00ebrojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e te vejave dhe, p\u00ebr t'u dukur, b\u00ebjn\u00eb lutje t\u00eb gjata. Ata do t\u00eb marrin nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb''.  "
        }
    ]
}