{
    "translation": "Albanian Bible",
    "abbreviation": "alb",
    "lang": "sq",
    "language": "Albanian",
    "direction": "LTR",
    "encoding": "UTF-8",
    "book_nr": 42,
    "book_name": "Luke",
    "chapter": 11,
    "name": "Luke 11",
    "verses": [
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 1,
            "name": "Luke 11:1",
            "text": "Dhe ndodhi q\u00eb ai ndodhej n\u00eb nj\u00eb vend dhe lutej dhe, si mbaroi, nj\u00eb nga dishepujt e tij i tha: ''Zot, na m\u00ebso t\u00eb lutemi, ashtu si\u00e7 i m\u00ebsoi Gjoni dishepujt e vet''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 2,
            "name": "Luke 11:2",
            "text": "Dhe ai u tha: ''Kur t\u00eb luteni, thoni: \"Ati yn\u00eb q\u00eb je n\u00eb qiej, u shenjt\u00ebroft\u00eb emri yt, ardht\u00eb mbret\u00ebria jote, u b\u00ebft\u00eb vullneti yt si n\u00eb qiell edhe n\u00eb tok\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 3,
            "name": "Luke 11:3",
            "text": "Na jep \u00e7do dit\u00eb buk\u00ebn ton\u00eb t\u00eb nevojshme. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 4,
            "name": "Luke 11:4",
            "text": "Dhe na i fal m\u00ebkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtor\u00ebt tan\u00eb; dhe mos lejo t\u00eb biem n\u00eb tundim, por na shp\u00ebto nga i ligu\"''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 5,
            "name": "Luke 11:5",
            "text": "Pastaj u tha atyre: ''A ka midis jush njeri q\u00eb ka nj\u00eb mik dhe i shkon n\u00eb mesnat\u00eb e i thot\u00eb: \"Mik, m\u00eb jep hua tri buk\u00eb, "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 6,
            "name": "Luke 11:6",
            "text": "sepse m\u00eb erdhi nga udha nj\u00eb miku im dhe un\u00eb s'kam \u00e7far\u00eb t'i v\u00eb p\u00ebrpara\"; "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 7,
            "name": "Luke 11:7",
            "text": "dhe ai, nga brenda, duke u p\u00ebrgjigjur, i tha: \"Mos m\u00eb bezdis, dera \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e mbyllur dhe f\u00ebmij\u00ebt e mi ran\u00eb n\u00eb shtrat me mua; nuk mund t\u00eb \u00e7ohem e t\u00eb t'i jap\"? "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 8,
            "name": "Luke 11:8",
            "text": "Un\u00eb po ju them se, edhe n\u00ebse nuk \u00e7ohet t'ia jap\u00eb sepse e ka mik, do t\u00eb \u00e7ohet gjithsesi p\u00ebr shkak t\u00eb insistimit t\u00eb tij dhe do t'i jap\u00eb t\u00eb gjitha buk\u00ebt q\u00eb i nevojiten. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 9,
            "name": "Luke 11:9",
            "text": "Prandaj po ju them: Lypni dhe do t'ju jepet; k\u00ebrkoni dhe do t\u00eb gjeni; trokitni dhe do t'ju hapet. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 10,
            "name": "Luke 11:10",
            "text": "Sepse kushdo q\u00eb lyp, merr, kush k\u00ebrkon, gjen dhe do t'i hapet atij q\u00eb troket. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 11,
            "name": "Luke 11:11",
            "text": "Dhe cili nga ju \u00ebsht\u00eb baba i till\u00eb q\u00eb, po t'i k\u00ebrkoj\u00eb buk\u00eb djali, i jep nj\u00eb gur? Ose po t'i k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb peshk, n\u00eb vend t\u00eb peshkut i jep nj\u00eb gjarp\u00ebr? "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 12,
            "name": "Luke 11:12",
            "text": "Ose, po t'i k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb vez\u00eb, i jep nj\u00eb akrep? "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 13,
            "name": "Luke 11:13",
            "text": "N\u00ebse ju, pra, q\u00eb jeni t\u00eb k\u00ebqij, dini t'u jepni dhurata t\u00eb mira bijve tuaj, aq m\u00eb tep\u00ebr Ati juaj qiellor do t'u dhuroj\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb atyre q\u00eb ia k\u00ebrkojn\u00eb''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 14,
            "name": "Luke 11:14",
            "text": "Dhe Jezusi po d\u00ebbonte nj\u00eb demon q\u00eb ishte memec; dhe ndodhi q\u00eb, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 15,
            "name": "Luke 11:15",
            "text": "Por disa nga ata than\u00eb: ''Ai i d\u00ebbon demon\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet Beelzebubit, princit t\u00eb demon\u00ebve''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 16,
            "name": "Luke 11:16",
            "text": "Kurse disa nga ata, p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb, k\u00ebrkonin prej tij nj\u00eb shenj\u00eb nga qielli. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 17,
            "name": "Luke 11:17",
            "text": "Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: ''\u00c7do mbret\u00ebri, e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb vetvete shkat\u00ebrrohet, dhe \u00e7do sht\u00ebpi e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb vetvete rr\u00ebzohet. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 18,
            "name": "Luke 11:18",
            "text": "Po t\u00eb jet\u00eb, pra, edhe Satanai i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb vetvete, si do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbret\u00ebria e tij? Sepse ju thoni se un\u00eb i d\u00ebboj demon\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet Beelzebubit. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 19,
            "name": "Luke 11:19",
            "text": "Por, n\u00ebse un\u00eb i d\u00ebbokam demon\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet Beelzebubit, n\u00ebp\u00ebrmjet kujt i d\u00ebbojn\u00eb ata bijt\u00eb tuaj? Prandaj ata do t\u00eb jen\u00eb gjykat\u00ebsit tuaj. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 20,
            "name": "Luke 11:20",
            "text": "Por n\u00eb se un\u00eb i d\u00ebboj demon\u00ebt me gishtin e Per\u00ebndis\u00eb, mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb, pra ka arritur deri te ju. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 21,
            "name": "Luke 11:21",
            "text": "Kur burri i fort\u00eb, i armatosur mir\u00eb, e ruan sht\u00ebpin\u00eb e vet, pasuria e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb paqe. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 22,
            "name": "Luke 11:22",
            "text": "Por n\u00eb qoft\u00eb se vjen nj\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se ai dhe e mund at\u00eb, ia merr arm\u00ebt n\u00eb t\u00eb cilat kishte shpres\u00eb dhe i ndan pla\u00e7kat e tij. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 23,
            "name": "Luke 11:23",
            "text": "Kush nuk \u00ebsht\u00eb me mua, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr meje dhe kush nuk mbledh me mua, shp\u00ebrndan. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 24,
            "name": "Luke 11:24",
            "text": "Kur fryma e ndyr\u00eb del nga nj\u00eb njeri, endet n\u00eb vende t\u00eb shkreta, duke k\u00ebrkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thot\u00eb: \"Do t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time nga dola\". "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 25,
            "name": "Luke 11:25",
            "text": "Dhe, kur kthehet, e gjen t\u00eb fshir\u00eb e t\u00eb zbukuruar, "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 26,
            "name": "Luke 11:26",
            "text": "at\u00ebher\u00eb shkon e merr me vete shtat\u00eb frym\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij se ai, dha ata hyjn\u00eb aty dhe banojn\u00eb aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu b\u00ebhet m\u00eb e keqe se e para''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 27,
            "name": "Luke 11:27",
            "text": "Ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa ai po thoshte k\u00ebto gj\u00ebra, nj\u00eb grua nga turma e \u00e7oi z\u00ebrin e saj dhe i tha: ''Lum barku q\u00eb t\u00eb barti dhe gjinjt\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebnd\u00ebn''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 28,
            "name": "Luke 11:28",
            "text": "Por ai u tha: ''Me tep\u00ebr lum ata q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe e zbatojn\u00eb''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 29,
            "name": "Luke 11:29",
            "text": "Duke qen\u00eb se turmat po i shtyheshin p\u00ebrreth, ai filloi t\u00eb thot\u00eb: ''Ky brez \u00ebsht\u00eb i lig; ai k\u00ebrkon nje shenj\u00eb, por asnj\u00eb shenj\u00eb nuk do t'i jepet, p\u00ebrve\u00e7 shenj\u00ebs s\u00eb profetit Jona. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 30,
            "name": "Luke 11:30",
            "text": "Sepse, ashtu si Jona qe nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr Ninivasit, k\u00ebshtu edhe Biri i njeriut do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb brez. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 31,
            "name": "Luke 11:31",
            "text": "Mbret\u00ebresha e Mesdit\u00ebs do t\u00eb ngrihet dit\u00ebn e gjyqit me njer\u00ebzit e k\u00ebtij brezi dhe do t'i d\u00ebnoj\u00eb, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar urt\u00ebsin\u00eb e Salomonit; dhe ja, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dikush m\u00eb i madh se Salomoni. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 32,
            "name": "Luke 11:32",
            "text": "Ninivasit, dit\u00ebn e gjyqit, do t\u00eb ringjallen me k\u00ebt\u00eb brez dhe do ta d\u00ebnojn\u00eb, sepse ata u penduan p\u00ebr predikimin e Jonas; dhe ja, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dikush m\u00eb i madh se Jona''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 33,
            "name": "Luke 11:33",
            "text": "Asnj\u00ebri, kur ndez nj\u00eb llamb\u00eb, nuk e v\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb fsheht\u00eb ose n\u00ebn babun\u00eb, po p\u00ebrmbi drit\u00ebmbajt\u00ebsen, q\u00eb t\u00eb shohin drit\u00eb ata q\u00eb hyjn\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 34,
            "name": "Luke 11:34",
            "text": "Llamba e trupit \u00ebsht\u00eb syri; n\u00eb se syri yt \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndosh\u00eb, gjith\u00eb trupi yt do t\u00eb jet\u00eb i ndri\u00e7uar; por n\u00eb se syri yt \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb, edhe gjith\u00eb trupi yt do t\u00eb jet\u00eb plot me err\u00ebsir\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 35,
            "name": "Luke 11:35",
            "text": "Prandaj trego kujdes q\u00eb drita q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ty t\u00eb mos jet\u00eb terr. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 36,
            "name": "Luke 11:36",
            "text": "N\u00eb se gjith\u00eb trupi yt \u00ebsht\u00eb i ndri\u00e7uar, pa asnj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb err\u00ebt, gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb e ndri\u00e7uar, sikurse ndodh kur llamba t\u00eb ndri\u00e7on me shk\u00eblqimin e saj''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 37,
            "name": "Luke 11:37",
            "text": "Por nd\u00ebrsa Jezusi po fliste, nj\u00eb farise e ftoi p\u00ebr drek\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos n\u00eb tryez\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 38,
            "name": "Luke 11:38",
            "text": "Fariseu e vuri re k\u00ebt\u00eb dhe u mrekullua q\u00eb Jezusit nuk lau para buke. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 39,
            "name": "Luke 11:39",
            "text": "Dhe Zoti i tha: ''Tani ju farisenjt\u00eb pastroni t\u00eb jashtmen e kup\u00ebs dhe t\u00eb pjat\u00ebs, nd\u00ebrsa brendin\u00eb tuaj e keni plot me grabitje dhe lig\u00ebsi. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 40,
            "name": "Luke 11:40",
            "text": "T\u00eb pamend! Ai q\u00eb b\u00ebri an\u00ebn e jashtme, vall\u00eb nuk b\u00ebri edhe t\u00eb brendshmen? "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 41,
            "name": "Luke 11:41",
            "text": "Por jepni si l\u00ebmosh\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbrenda, dhe \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e past\u00ebr p\u00ebr ju. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 42,
            "name": "Luke 11:42",
            "text": "Por mjer\u00eb ju, o farisenj! Sepse ju paguani t\u00eb dhjet\u00ebn e ryz\u00ebs, t\u00eb mendr\u00ebs dhe t\u00eb \u00e7do barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejt\u00ebsin\u00eb dhe dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. K\u00ebto gj\u00ebra duhet t'i b\u00ebnit, pa i l\u00ebn\u00eb pas dore t\u00eb tjerat. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 43,
            "name": "Luke 11:43",
            "text": "Mjer\u00eb ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e par\u00eb nd\u00ebr sinagoga dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet n\u00ebp\u00ebr sheshe. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 44,
            "name": "Luke 11:44",
            "text": "Mjer\u00eb ju, skrib\u00eb dhe farisenj hipokrit\u00eb! Sepse jeni si varret q\u00eb nuk shihen dhe nj\u00ebr\u00ebzit ecin sip\u00ebr tyre, pa e ditur''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 45,
            "name": "Luke 11:45",
            "text": "At\u00ebher\u00eb, duke u p\u00ebrgjigjur, nj\u00eb nga m\u00ebsuesit e ligjit, i tha: ''M\u00ebsues, duke folur k\u00ebshtu, ti po na fyen edhe ne''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 46,
            "name": "Luke 11:46",
            "text": "Dhe ai thoshte: ''Mjer\u00eb edhe ju, o m\u00ebsues t\u00eb ligjit! Sepse i ngarkoni njer\u00ebzit me barr\u00eb q\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi baren, dhe ju nuk i prekni ato barr\u00eb as edhe me nj\u00eb gisht. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 47,
            "name": "Luke 11:47",
            "text": "Mjer\u00eb ju! Sepse ju nd\u00ebrtuat varret e profet\u00ebve dhe et\u00ebrit tuaj i pat\u00ebn vrar\u00eb ata. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 48,
            "name": "Luke 11:48",
            "text": "Duke vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ju d\u00ebshmoni se i miratoni veprat e et\u00ebrve tuaj; n\u00eb fakt ata vran\u00eb profet\u00ebt dhe ju nd\u00ebrtoni varret e tyre. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 49,
            "name": "Luke 11:49",
            "text": "P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe urt\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb tha: \"Un\u00eb do t'u d\u00ebrgoj profet\u00eb dhe apostuj, dhe ata do t\u00eb vrasin disa prej tyre kurse t\u00eb tjer\u00ebt do t'i p\u00ebrndjekin\", "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 50,
            "name": "Luke 11:50",
            "text": "me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebtij brezi t'i k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr gjakun e t\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebve, i cili u derdh q\u00eb nga krijimi i bot\u00ebs: "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 51,
            "name": "Luke 11:51",
            "text": "nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, q\u00eb u vra nd\u00ebrmjet altarit dhe tempullit; po, un\u00eb po ju them, se k\u00ebtij brezi do t'i k\u00ebrkohet llogari. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 52,
            "name": "Luke 11:52",
            "text": "Mjer\u00eb ju, o m\u00ebsues t\u00eb ligjit! Sepse ju e mor\u00ebt \u00e7el\u00ebsin e dijes; ju vet\u00eb nuk hyt\u00eb dhe penguat hyrjen e atyre q\u00eb po hynin''. "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 53,
            "name": "Luke 11:53",
            "text": "Po nd\u00ebrsa ai u fliste atyre k\u00ebto gj\u00ebra, skrib\u00ebt dhe farisenjt\u00eb filluan t\u00eb zem\u00ebrohen shum\u00eb kund\u00ebr tij dhe ta sulmojn\u00eb at\u00eb me shum\u00eb pyetje, "
        },
        {
            "chapter": 11,
            "verse": 54,
            "name": "Luke 11:54",
            "text": "p\u00ebr t'i ngritur kurthe, p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb n\u00eb gabim e p\u00ebr t\u00eb mundur ta akuzojn\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tij.  "
        }
    ]
}