{
    "translation": "Albanian Bible",
    "abbreviation": "alb",
    "lang": "sq",
    "language": "Albanian",
    "direction": "LTR",
    "encoding": "UTF-8",
    "book_nr": 36,
    "book_name": "Zephaniah",
    "chapter": 1,
    "name": "Zephaniah 1",
    "verses": [
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 1,
            "name": "Zephaniah 1:1",
            "text": "Fjala e Zotit q\u00eb iu drejtua Sofonias, birit t\u00eb Kushit, bir i Gedaliahut, bir i Amariahut, bir i Ezekias, n\u00eb dit\u00ebt e Josias, birit t\u00eb Amonit, mbret i Jud\u00ebs. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 2,
            "name": "Zephaniah 1:2",
            "text": "\"Un\u00eb do t\u00eb zhduk krejt \u00e7do gj\u00eb nga faqja e dheut\", thot\u00eb Zoti. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 3,
            "name": "Zephaniah 1:3",
            "text": "\"Do t\u00eb zhduk njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb, do t\u00eb zhduk zogjt\u00eb e qiellit dhe peshqit e detit, shkaqet e m\u00ebkatit s\u00eb bashku me t\u00eb pabes\u00ebt dhe do t\u00eb shfaros njeriun nga faqja e dheut\", thot\u00eb Zoti. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 4,
            "name": "Zephaniah 1:4",
            "text": "\"Do t\u00eb shtrij dor\u00ebn time kund\u00ebr Jud\u00ebs dhe kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Jeruzalemit dhe do t\u00eb shfaros nga ky vend mbeturinat e Baalit, emrin e prift\u00ebrinjve idhujtar\u00eb, bashk\u00eb me prift\u00ebrinjt\u00eb, "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 5,
            "name": "Zephaniah 1:5",
            "text": "ata t\u00eb cil\u00ebt bien p\u00ebrmbys mbi tarraca p\u00ebrpara ushtris\u00eb s\u00eb qiellit, ata q\u00eb bien p\u00ebrmbys duke iu betuar Zotit, por duke iu betuar edhe Malkamit, "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 6,
            "name": "Zephaniah 1:6",
            "text": "ata q\u00eb largohen nga Zoti dhe ata q\u00eb nuk e k\u00ebrkojn\u00eb Zotin dhe nuk e konsultojn\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 7,
            "name": "Zephaniah 1:7",
            "text": "Rri n\u00eb heshtje para Zotit, Zotit, sepse dita e Zotit \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt, sepse Zoti ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb flijim, ka shenjt\u00ebruar t\u00eb ftuarit e tij. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 8,
            "name": "Zephaniah 1:8",
            "text": "Dit\u00ebn e flijimit t\u00eb Zotit do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u00eb nd\u00ebshkoj princat, bijt\u00eb e mbretit dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb mbajn\u00eb veshje t\u00eb huajsh. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 9,
            "name": "Zephaniah 1:9",
            "text": "Po at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb nd\u00ebshkoj t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb hidhen mbi prag, q\u00eb mbushin me dhun\u00eb dhe mashtrim sht\u00ebpit\u00eb e zot\u00ebrve t\u00eb tyre. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 10,
            "name": "Zephaniah 1:10",
            "text": "At\u00eb dit\u00eb\", thot\u00eb Zoti, \"do t\u00eb ngrihet nj\u00eb britm\u00eb nga porta e peshqve, nj\u00eb klithm\u00eb nga lagja e dyt\u00eb dhe nj\u00eb zhurm\u00eb e madhe nga kodrat. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 11,
            "name": "Zephaniah 1:11",
            "text": "Ul\u00ebrini, o banor\u00eb t\u00eb Makteshit, sepse t\u00ebr\u00eb populli i tregtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar, t\u00ebr\u00eb ata t\u00eb ngarkuar me para jan\u00eb shfarosur. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 12,
            "name": "Zephaniah 1:12",
            "text": "N\u00eb at\u00eb koh\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u00eb kontrolloj Jeruzalemin me llampa dhe do t\u00eb nd\u00ebshkoj njer\u00ebzit q\u00eb, duke q\u00ebndruar n\u00eb llumin e tyre, thon\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb tyre: \"Zoti nuk b\u00ebn as t\u00eb mir\u00eb as t\u00eb keq\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 13,
            "name": "Zephaniah 1:13",
            "text": "Prandaj pasurit\u00eb e tyre do t\u00eb b\u00ebhen pla\u00e7k\u00eb lufte dhe sht\u00ebpit\u00eb e tyre do t\u00eb shkretohen. Do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb sht\u00ebpi, do t\u00eb mbjellin vreshta, por nuk do pin\u00eb ver\u00ebn e tyre\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 14,
            "name": "Zephaniah 1:14",
            "text": "Dita e Zotit \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt, \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt dhe po vjen me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe. Zhurma e dit\u00ebs s\u00eb Zotit \u00ebsht\u00eb e hidhur; at\u00ebher\u00eb njeriu trim do t\u00eb k\u00eblthas\u00eb fort. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 15,
            "name": "Zephaniah 1:15",
            "text": "Ajo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb zem\u00ebrimi, nj\u00eb dit\u00eb mjerimi dhe ankthi, nj\u00eb dit\u00eb shkat\u00ebrrimi dhe shkretie, nj\u00eb dit\u00eb terri dhe mjegulle, nj\u00eb dit\u00eb resh dhe err\u00ebsire t\u00eb thell\u00eb, "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 16,
            "name": "Zephaniah 1:16",
            "text": "nj\u00eb dit\u00eb zhurmimi t\u00eb boris\u00eb dhe alarmi kund\u00ebr qyteteve t\u00eb fortifikuara dhe kullave t\u00eb larta. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 17,
            "name": "Zephaniah 1:17",
            "text": "Un\u00eb do t\u00eb sjell fatkeq\u00ebsin\u00eb mbi njer\u00ebzit dhe ata do t\u00eb ecin si t\u00eb verb\u00ebr, sepse kan\u00eb m\u00ebkatuar kund\u00ebr Zotit; gjaku i tyre do t\u00eb shp\u00ebrndahet si pluhur dhe mishi i tyre si jasht\u00ebqitje. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 18,
            "name": "Zephaniah 1:18",
            "text": "As argjendi i tyre as ari i tyre nuk do t\u00eb mund t'i \u00e7lirojn\u00eb dit\u00ebn e zem\u00ebrimit t\u00eb Zotit; p\u00ebrkundrazi t\u00ebr\u00eb vendi do t\u00eb gllab\u00ebrohet nga zjarri i xhelozis\u00eb s\u00eb tij, sepse ai do t\u00eb kryej\u00eb me siguri nj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb vendit.  "
        }
    ]
}