{
    "translation": "Albanian Bible",
    "abbreviation": "alb",
    "lang": "sq",
    "language": "Albanian",
    "direction": "LTR",
    "encoding": "UTF-8",
    "book_nr": 32,
    "book_name": "Jonah",
    "chapter": 1,
    "name": "Jonah 1",
    "verses": [
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 1,
            "name": "Jonah 1:1",
            "text": "Dhe fjala e Zotit iu drejtua Jonas, birit t\u00eb Amitait, duke th\u00ebn\u00eb: "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 2,
            "name": "Jonah 1:2",
            "text": "\"\u00c7ohu, shko n\u00eb Ninive, qytet i madh, dhe prediko kund\u00ebr tij, sepse lig\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb ngjitur p\u00ebrpara meje\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 3,
            "name": "Jonah 1:3",
            "text": "Por Jona u ngrit p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Tarshish, larg pranis\u00eb t\u00eb Zotit. K\u00ebshtu zbriti n\u00eb Jafa, ku gjeti nj\u00eb anije q\u00eb shkonte n\u00eb Tarshish. Pagoi \u00e7mimin e caktuar dhe hipi n\u00eb anije p\u00ebr t\u00eb shkuar me ta larg pranis\u00eb t\u00eb Zotit. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 4,
            "name": "Jonah 1:4",
            "text": "Por Zoti shp\u00ebrtheu nj\u00eb er\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb det dhe u ngrit nj\u00eb furtun\u00eb e madhe n\u00eb det, k\u00ebshtu q\u00eb anija rrezikonte t\u00eb shkallmohej. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 5,
            "name": "Jonah 1:5",
            "text": "Detar\u00ebt, t\u00eb trembur, i thirr\u00ebn secili per\u00ebndis\u00eb s\u00eb vet dhe hodh\u00ebn n\u00eb det ngarkes\u00ebn q\u00eb ishte n\u00eb anije p\u00ebr ta leht\u00ebsuar. Nd\u00ebrkaq Jona kishte zbritur n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb fshehta t\u00eb anijes, kishte r\u00ebn\u00eb dhe flinte thell\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 6,
            "name": "Jonah 1:6",
            "text": "Kapiteni iu afrua dhe i tha: \"\u00c7far\u00eb po b\u00ebn n\u00eb gjum\u00eb kaq t\u00eb thell\u00eb? \u00c7ohu, k\u00ebrko Per\u00ebndin\u00eb t\u00ebnd! Ndofta Per\u00ebndia do t\u00eb kujdeset p\u00ebr ne dhe nuk do t\u00eb vdesim\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 7,
            "name": "Jonah 1:7",
            "text": "Pastaj i than\u00eb njeri tjetrit: \"Ejani, t\u00eb hedhim short p\u00ebr t\u00eb ditur p\u00ebr shkak t\u00eb kujt na ra n\u00eb kok\u00eb kjo fatkeq\u00ebsi\". K\u00ebshtu hodh\u00ebn shortin dhe shorti ra mbi Jonan. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 8,
            "name": "Jonah 1:8",
            "text": "At\u00ebher\u00eb e pyet\u00ebn: \"Na shpjego p\u00ebr shkak t\u00eb kujt na ra n\u00eb kok\u00eb kjo fatkeq\u00ebsi. Cili \u00ebsht\u00eb zanati yt? Nga vjen? Cili \u00ebsht\u00eb vendi yt? Cilit popull i p\u00ebrket?\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 9,
            "name": "Jonah 1:9",
            "text": "Ai u p\u00ebrgjigj atyre: \"Un\u00eb jam hebre dhe kam frik\u00eb nga Zoti, Per\u00ebndia i qiellit, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb detin dhe steren\u00eb\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 10,
            "name": "Jonah 1:10",
            "text": "At\u00ebher\u00eb ata njer\u00ebz i pushtoi nj\u00eb frik\u00eb e madhe dhe i than\u00eb: \"Pse e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb?\". Ata n\u00eb fakt e kishin v\u00ebn\u00eb re q\u00eb ai ikte larg pranis\u00eb t\u00eb Zotit, sepse ua kishte th\u00ebn\u00eb atyre. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 11,
            "name": "Jonah 1:11",
            "text": "Ata i than\u00eb: \"\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb deti t\u00eb na qet\u00ebsohet?\". N\u00eb fakt deti po b\u00ebhej gjithnj\u00eb m\u00eb i stuhish\u00ebm. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 12,
            "name": "Jonah 1:12",
            "text": "Ai iu p\u00ebrgjigj atyre: \"M\u00eb zini dhe m\u00eb hidhni n\u00eb det dhe deti do t\u00eb qet\u00ebsohet, sepse un\u00eb e di q\u00eb kjo furtun\u00eb e madhe ju ra mbi kok\u00eb p\u00ebr shkakun tim\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 13,
            "name": "Jonah 1:13",
            "text": "Megjithat\u00eb ata njer\u00ebz vozitnin me forc\u00eb p\u00ebr ta kthyer anijen n\u00eb breg, por nuk ia dilnin dot, sepse deti b\u00ebhej gjithnj\u00eb m\u00eb i stuhish\u00ebm kund\u00ebr tyre. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 14,
            "name": "Jonah 1:14",
            "text": "Prandaj i klith\u00ebn Zotit dhe i than\u00eb: \"Ah, o Zot, mos lejo q\u00eb t\u00eb vdesim p\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij njeriu dhe mos na faj\u00ebso me gjak t\u00eb pafajsh\u00ebm, sepse ti, o Zot, ke b\u00ebr\u00eb si ke dashur\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 15,
            "name": "Jonah 1:15",
            "text": "Pastaj e zun\u00eb Jonan dhe e hodh\u00ebn n\u00eb det, dhe t\u00ebrbimi i detit u fashit. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 16,
            "name": "Jonah 1:16",
            "text": "Ata njer\u00ebz at\u00ebher\u00eb i zuri nj\u00eb frik\u00eb e madhe nga Zoti, i ofruan nj\u00eb flijim Zotit dhe u betuan. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 17,
            "name": "Jonah 1:17",
            "text": "Zoti kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb peshk t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb g\u00eblltiste Jonan; dhe Jona q\u00ebndroi tri dit\u00eb dhe tri net n\u00eb barkun e peshkut.  "
        }
    ]
}