{
    "translation": "Albanian Bible",
    "abbreviation": "alb",
    "lang": "sq",
    "language": "Albanian",
    "direction": "LTR",
    "encoding": "UTF-8",
    "book_nr": 23,
    "book_name": "Isaiah",
    "chapter": 1,
    "name": "Isaiah 1",
    "verses": [
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 1,
            "name": "Isaiah 1:1",
            "text": "Vegimi i Isaias, birit t\u00eb Amotsit, q\u00eb ai pa p\u00ebr Jud\u00ebn dhe Jeruzalemin n\u00eb dit\u00ebt e Uziahut, t\u00eb Jothamit, t\u00eb Ashazit dhe t\u00eb Ezekias; mbret\u00ebr t\u00eb Jud\u00ebs; "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 2,
            "name": "Isaiah 1:2",
            "text": "D\u00ebgjoni; o qiej; dhe d\u00ebgjo, o tok\u00eb, sepse Zoti ka folur: \"Kam edukuar f\u00ebmij\u00eb dhe i rrita, ata u rebeluan kund\u00ebr meje. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 3,
            "name": "Isaiah 1:3",
            "text": "Kau e njeh t\u00eb zotin e tij dhe gomari grazhdin e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, por Izraeli nuk ka dije dhe populli im nuk ka mend\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 4,
            "name": "Isaiah 1:4",
            "text": "Mjer\u00eb, komb m\u00ebkatar, popull i ngarkuar me paudh\u00ebsi, rac\u00eb keqb\u00ebr\u00ebsish, bij q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7oroditur! Kan\u00eb braktisur Zotin, kan\u00eb p\u00ebr\u00e7muar t\u00eb Shenjtin e Izraelit, kan\u00eb devijuar dhe jan\u00eb kthyer prapa. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 5,
            "name": "Isaiah 1:5",
            "text": "Pse doni q\u00eb t\u00eb goditeni edhe m\u00eb? Do t\u00eb ngrinit krye edhe m\u00eb tep\u00ebr. Gjith\u00eb koka \u00ebsht\u00eb e s\u00ebmur\u00eb, gjith\u00eb zemra l\u00ebngon. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 6,
            "name": "Isaiah 1:6",
            "text": "Nga tabani i k\u00ebmb\u00ebs deri te koka nuk ka asgj\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb; vet\u00ebm plag\u00eb, vurrata dhe plag\u00eb t\u00eb hapura, q\u00eb nuk jan\u00eb as pastruar, as lidhur as qet\u00ebsuar me vaj. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 7,
            "name": "Isaiah 1:7",
            "text": "Vendi juaj \u00ebsht\u00eb shkretuar, qytetet tuaja jan\u00eb djegur nga zjarri, tok\u00ebn tuaj e p\u00ebrpijn\u00eb t\u00eb huajt\u00eb para syve tuaj; \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb shkretim sikur ta kishin shkat\u00ebrruar t\u00eb huajt\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 8,
            "name": "Isaiah 1:8",
            "text": "K\u00ebshtu bija e Sionit ka mbetur si nj\u00eb karakoll\u00eb n\u00eb nj\u00eb vresht, si nj\u00eb kasolle n\u00eb nj\u00eb ar\u00eb me shalqi, si nj\u00eb qytet i ngujuar. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 9,
            "name": "Isaiah 1:9",
            "text": "N\u00eb qoft\u00eb se Zoti i ushtrive nuk do t\u00eb na kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb mbetje t\u00eb vog\u00ebl, do t\u00eb ishim si Sodoma, do t'i ngjisnim Gomorr\u00ebs. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 10,
            "name": "Isaiah 1:10",
            "text": "D\u00ebgjoni fjal\u00ebn e Zotit, o krer\u00eb t\u00eb Sodom\u00ebs, verini veshin ligjit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb ton\u00eb, o popull i Gomorr\u00ebs! "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 11,
            "name": "Isaiah 1:11",
            "text": "\"\u00c7'm\u00eb duhet shumica e flijimeve tuaja, thot\u00eb Zoti. Jam ngopur nga olokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafsh\u00ebve t\u00eb majme; gjakun e demave, t\u00eb qengjave dhe t\u00eb cjepve nuk e p\u00eblqej. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 12,
            "name": "Isaiah 1:12",
            "text": "Kur vini t\u00eb paraqiteni p\u00ebrpara meje, kush ua ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb, q\u00eb t\u00eb shkelni oborret e mia? "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 13,
            "name": "Isaiah 1:13",
            "text": "Mos sillni m\u00eb blatime t\u00eb kota; temjani \u00ebsht\u00eb neveri p\u00ebr mua; nuk mund t'i duroj h\u00ebnat e reja dhe t\u00eb shtunat, thirrjen e asambleve dhe paudh\u00ebsin\u00eb bashk\u00eb me mbledhjet e shenjta. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 14,
            "name": "Isaiah 1:14",
            "text": "Un\u00eb i urrej h\u00ebnat e reja tuaja dhe festat tuaja solemne; jan\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr mua, jam lodhur duke i duruar. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 15,
            "name": "Isaiah 1:15",
            "text": "Kur i shtrini duart tuaja, un\u00eb i fsheh syt\u00eb e mi nga ju; edhe kur i shumoni lutjet tuaja, un\u00eb nuk d\u00ebgjoj; duart tuaja jan\u00eb t\u00ebr\u00eb gjak. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 16,
            "name": "Isaiah 1:16",
            "text": "Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime lig\u00ebsin\u00eb e veprimeve tuaja, mos b\u00ebni m\u00eb keq. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 17,
            "name": "Isaiah 1:17",
            "text": "M\u00ebsoni t\u00eb b\u00ebni t\u00eb mir\u00ebn, k\u00ebrkoni drejt\u00ebsin\u00eb, ndihmoni t\u00eb shtypurin, sigurojini drejt\u00ebsi jetimit, mbroni \u00e7\u00ebshtjen e gruas s\u00eb ve. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 18,
            "name": "Isaiah 1:18",
            "text": "Ejani, pra, dhe t\u00eb diskutojm\u00eb bashk\u00eb, thot\u00eb Zoti, edhe sikur m\u00ebkatet tuaja t\u00eb ishin t\u00eb kuqe flak\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb bardha si bora, edhe sikur t\u00eb ishin t\u00eb kuqe t\u00eb purpur, do t\u00eb b\u00ebhen si leshi. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 19,
            "name": "Isaiah 1:19",
            "text": "N\u00eb rast se jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bindeni, do t\u00eb hani gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendit; "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 20,
            "name": "Isaiah 1:20",
            "text": "por n\u00eb rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t'ju p\u00ebrpij\u00eb shpata\", sepse goja e Zotit ka folur. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 21,
            "name": "Isaiah 1:21",
            "text": "Si b\u00ebhet q\u00eb qyteti besnik \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb prostitut\u00eb? Ishte plot ndershm\u00ebri, drejt\u00ebsia q\u00ebndronte n\u00eb t\u00eb, por tani aty banojn\u00eb vras\u00ebsit. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 22,
            "name": "Isaiah 1:22",
            "text": "Argjendi yt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjyr\u00eb, vera jote \u00ebsht\u00eb holluar me uj\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 23,
            "name": "Isaiah 1:23",
            "text": "Princat e tu jan\u00eb rebel\u00eb dhe shok\u00eb me hajdut\u00ebt; t\u00eb gjith\u00ebve u p\u00eblqejn\u00eb dhuratat dhe turren pas shp\u00ebrblimeve. Nuk i sigurojn\u00eb drejt\u00ebsi jetimit dhe \u00e7\u00ebshtja e gruas s\u00eb ve nuk arrin para tyre. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 24,
            "name": "Isaiah 1:24",
            "text": "Prandaj Per\u00ebndia, Zoti i ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit thot\u00eb: \"Po, do t\u00eb hakmerrem me kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, do t\u00eb marr hak me armiqt\u00eb e mi. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 25,
            "name": "Isaiah 1:25",
            "text": "Do ta v\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dor\u00ebn time mbi ty, do t\u00eb t\u00eb pastroj nga zgjyrat e tua si me sod\u00ebn dhe do t\u00eb heq t\u00ebr\u00eb plumbin t\u00ebnd. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 26,
            "name": "Isaiah 1:26",
            "text": "Do t\u00eb rivendos gjyqtar\u00ebt e tu si\u00e7 ishin n\u00eb krye dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e tu si\u00e7 ishin n\u00eb fillim. Mbas k\u00ebsaj do t\u00eb quhesh \"qyteti i drejt\u00ebsis\u00eb\", \"qyteti besnik\". "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 27,
            "name": "Isaiah 1:27",
            "text": "Sioni do t\u00eb \u00e7lirohet me an\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe ata q\u00eb do t\u00eb pendohen me an\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 28,
            "name": "Isaiah 1:28",
            "text": "Por rebel\u00ebt dhe m\u00ebkatar\u00ebt do t\u00eb shkat\u00ebrrohen s\u00eb bashku, dhe ata q\u00eb braktisin Zotin do t\u00eb shfarosen. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 29,
            "name": "Isaiah 1:29",
            "text": "At\u00ebher\u00eb do t'ju vij\u00eb turp p\u00ebr lisat q\u00eb keni dashur dhe do t\u00eb skuqeni p\u00ebr kopshtet q\u00eb keni zgjedhur. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 30,
            "name": "Isaiah 1:30",
            "text": "Sepse do t\u00eb jeni si nj\u00eb lis me gjethe t\u00eb fishkura dhe si nj\u00eb kop\u00ebsht pa uj\u00eb. "
        },
        {
            "chapter": 1,
            "verse": 31,
            "name": "Isaiah 1:31",
            "text": "Njeriu i fort\u00eb do t\u00eb jet\u00eb si kallamishtet dhe vepra e tij si nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb; do t\u00eb digjen t\u00eb dy bashk\u00eb dhe askush nuk do t'i shuaj\u00eb\".  "
        }
    ]
}